Laraska e detit gjendet edhe në Kosovë, Pacolli: Moment i veçantë për biodiversitetin

Kosova

Laraska e detit gjendet edhe në Kosovë, Pacolli: Moment i veçantë për biodiversitetin

Më: 4 prill 2026 Në ora: 11:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka publikuar fotografi të Laraskës së detit, e cila është dokumentuar se gjendet në Kosovë.

Pacolli në një postim në Facebook shkruan se ky është moment i veçantë për biodiversitetin.

“Super lajm për Kosovën!

Për herë të parë, laraska e detit (Haemantopus ostralegus) është dokumentuar me fotografi në vendin tonë, duke dëshmuar praninë e këtij zogu shtegtar edhe në Kosovë.

Një moment i veçantë për biodiversitetin dhe për vëzhguesit e shpezëve në vendin tonë!”, shkruan ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat