E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vushtrri

Kosova

E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vushtrri

Më: 23 prill 2026 Në ora: 08:33
Kamer Mani

Është ndarë nga jeta Kamer Mani, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me prejardhje nga fshati Galicë i Vushtrrisë.

Ngushëllime ka shprehur kryetari i komunës, Ferit Idrizi, i cili tha se Mani do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të çmuar në luftën për liri dhe për angazhimin e tij në shërbim të atdheut.

Njoftimi i plotë

“Në këto momente të rënda, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe bashkëndjej dhimbjen me ju.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Idrizi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat