Nesër mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë-Prevallë, shkak asfaltimi

Kosova

Nesër mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë-Prevallë, shkak asfaltimi

Më: 8 korrik 2026 Në ora: 08:30
Fotoilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë, për shkak të punimeve të asfaltimit në kuadër të projektit “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për 3 vite në vazhdim – Ferizaj 1”.

Sipas njoftimit, do të asfaltohet një segment i rrugës rajonale R115 Fushë e Pajtimit-Prevallë, në gjatësi prej 1.050 metrash.

Bëhet e ditur se qarkullimi në segmentin Brezovicë-Prevallë do të ndërpritet nga ora 08:00 deri në ora 18:00.

Qytetarëve u bëhet thirrje që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur në zonën e punimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat