Momenti kur Istogu u 'godit' nga breshëri, pamje nga stuhia që la pas dëme të mëdha në bujqësi

Kosova

Momenti kur Istogu u 'godit' nga breshëri, pamje nga stuhia që la pas dëme të mëdha në bujqësi

Më: 20 korrik 2026 Në ora: 22:01
Breshër

Një stuhi e fuqishme me breshër ka përfshirë të hënën komunën e Istogut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, veçanërisht në sektorin e bujqësisë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur reshjet intensive të breshrit godasin zonën, ndërsa brenda pak minutash sipërfaqe të tëra u mbuluan nga shtresa e akullit.

Sipas banorëve, stuhia zgjati për një kohë të shkurtër, por intensiteti i saj ishte i lartë, duke dëmtuar kultura bujqësore, pemishte dhe parcela të mbjella.

Fermerët shprehen se dëmet janë të mëdha dhe frikësohen se një pjesë e prodhimit të këtij sezoni tashmë është e humbur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat