Shpërthen gypi i ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në Gadime dhe rrethinë

Kosova

Shpërthen gypi i ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në Gadime dhe rrethinë

Më: 15 gusht 2026 Në ora: 22:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot ka shpërthyer një gyp me diametër 315 milimetra, i cili furnizon rezervarin e ujit në Gadime.

Si pasojë e dëmtimit, Gadimja dhe zonat përreth do të mbesin pa furnizim me ujë deri në sanimin e defektit.

Sipas KRU “Prishtina”, ndërprerja prek të gjitha zonat që furnizohen nga ky rezervar.

Ekipet janë duke punuar për sanimin e gypit, ndërsa furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas përfundimit të punimeve.

KRU “Prishtina” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin deri në përfundimin e intervenimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat