​Uji nga Badoci është i pijshëm, treguan analizat

Kosova

​Uji nga Badoci është i pijshëm, treguan analizat

Më: 21 shtator 2026 Në ora: 15:40
Fotoilustrim

Kompania rajonale e ujësjellësit (KRU) “Prishtina” bëri të ditur se bazuar në analizat e realizuara, uji nga Badoci është i pijshëm dhe i përshtatshëm për konsum.

Analizat e ujit të patrajtuar dhe atij të trajtuar të 21 shtatorit kanë rezultuar brenda standardeve për ujë të pijshëm, njoftoi kjo kompani.

“Analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike kryhen rregullisht nga laboratori i akredituar i KRU “Prishtina”, me qëllim monitorimin e cilësisë së ujit”, thuhet në njoftim, duke shprehur

Përkushtimin për ofrimin e ujit të sigurt dhe cilësor për konsumatorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat