Obiliqi pajiset me kontejnerë të rinj për mbeturina, synohet përmirësimi i pastërtisë në qytet

Kosova

Obiliqi pajiset me kontejnerë të rinj për mbeturina, synohet përmirësimi i pastërtisë në qytet

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 21:51
Obiliqi pajiset me kontejnerë të rinj për mbeturina

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Obiliqit, Valon Svirca, ka njoftuar se kanë arritur kontejnerë të rinj për mbeturina, të cilët do të përdoren për zëvendësimin e kontejnerëve ekzistues dhe plotësimin e pikave të reja në qytet.

Sipas Svircës, ky investim synon përmirësimin e pastërtisë dhe menaxhimit të mbeturinave në qytetin e Obiliqit.

Ai u ka bërë thirrje bizneseve që operojnë në territorin e komunës që të lidhin kontrata me NPL “Kastrioti”, në mënyrë që mbeturinat të menaxhohen në mënyrë të rregullt dhe të organizuar.

“Qytet më i pastër, përgjegjësi e përbashkët!”, ka theksuar Svirca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat