Komuna e Fushë Kosovës, në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës, ka mbajtur një punëtori dyditore për hartimin e Planit të Veprimit të Mekanizmit Koordinues Komunal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore.
Sipas njoftimit të Komunës së Fushë Kosovës, punëtoria u mbajt më 19 dhe 20 tetor, ku u përcaktuan prioritetet dhe veprimet konkrete për parandalimin e dhunës, mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave.
Gjatë këtij aktiviteti, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe përmirësimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, me synimin e forcimit të mekanizmave lokalë për trajtimin dhe adresimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Aktiviteti u mbështet nga East-West Management Institute (EWMI), në kuadër të përpjekjeve për forcimin e mekanizmave institucionalë në luftimin e dhunës me bazë gjinore.