Një person është arrestuar në Janjevë të Lipjanit.
Kjo nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”.
Sipas Policisë së Kosovës, i arrestuari dyshohet se ka hapur profile të rreme në rrjetet sociale duke përdorur emrin e një gruaje.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.