Një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se kishte kanosur një grua përmes rrjeteve sociale. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe municion.
Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 14 nëntor, ndërsa i dyshuari mashkull dyshohet se kishte kanosur viktimën femër përmes rrjeteve sociale, transmeton “Bota sot”.
Pas arrestimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit është kryer bastisja në shtëpinë e tij. Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe 13 fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.