Policia e Kosovës ka raportuar për shtatë raste të dhunës në familje të regjistruara gjatë ditës së djeshme, më 16 nëntor 2026, në disa qytete të vendit, përcjell Bota sot.
Rastet janë raportuar në Prishtinë, Lipjan, Viti, Kaçanik dhe Gjakovë, ku dyshohet për ushtrim të dhunës fizike dhe psikike ndaj familjarëve.
Në disa prej rasteve, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa një person është dërguar për trajtim të mëtejmë. Policia ka arrestuar disa nga të dyshuarit, dy prej të cilëve, sipas raportit, janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Në rastet e tjera, pas intervistimit dhe vendimit të prokurorit, palët janë liruar dhe procedurat do të vazhdojnë në rrugë të rregullt.