Një rast i dhunës në familje është raportuar në Viti, ku një mashkull ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 16 nëntor rreth orës 11:00, kur viktima dyshohet se është lënduar nga një mashkull tjetër, transmeton “Bota sot”.
Pas raportimit të rastit, policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa gjatë veprimeve hetimore ka konfiskuar edhe një mjet që dyshohet se është përdorur në rast.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor.