Një person është arrestuar nën dyshimin për dhunim.
Sipas raportit 24 orës të Policisë, rasti ka ndodhur në Prizren.
“Prizren, 15.09.2026 – 03:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare.
Lidhur me rastin viktima është dërguar për kontroll mjekësore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.