Një kamion është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të daljes për Suharekë.
Nga pamjet e publikuara shihet kamioni i përfshirë nga flakët, ndërsa dyshohet se paraprakisht ka ndodhur një vetaksident.
Rrethanat e plota të këtij incidenti ende nuk dihen, ndërsa nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar.
Pritet që institucionet përkatëse të japin më shumë detaje lidhur me rastin.