Thikë e kamufluar si armë konfiskohet në Aeroportin e Prishtinës

Kronikë

Thikë e kamufluar si armë konfiskohet në Aeroportin e Prishtinës

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 09:39
Fotoilustrim

Një thikë e kamufluar në formë arme është konfiskuar gjatë një kontrolli në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rasti ka ndodhur më 19 tetor rreth orës 08:50, kur gjatë kontrollit të një shtetasi të Kosovës, në çantën e tij është gjetur thika.

Sipas raportit, me vendim të prokurorit, mjeti është konfiskuar.

Ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat