​13-vjeçarja në Pejë denoncon babanë për ngacmim seksual

Kronikë

​13-vjeçarja në Pejë denoncon babanë për ngacmim seksual

Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 11:17
Fotoilustrim

Një rast i dyshuar i ngacmimit seksual ndaj një të miture është raportuar në Pejë, ku një vajzë 13-vjeçare ka deklaruar se ishte ngacmuar seksualisht nga babai i saj dhe se ai i kishte shfaqur materiale pornografike.

Rasti është raportuar më 2 nëntor, rreth orës 16:00, ndërsa dyshimet lidhen me ngjarje të mëhershme.

Sipas informacioneve, prindërit e të miturës ishin të ndarë dhe vajza qëndronte herë pas here te babai i saj. Gjatë intervistimit, në kushte të përshtatshme për trajtimin e fëmijëve, ajo ka deklaruar se ishte përballur me ngacmime seksuale në forma të ndryshme, raporton Sinjali.

Në lidhje me rastin është intervistuar edhe nëna e të miturës, ndërsa vajza është vendosur në strehim të sigurt, nën përkujdesjen e institucioneve kompetente.

Ndërkohë, hetuesit policorë kanë kryer kontroll në banesën e të dyshuarit, ku kanë sekuestruar dy telefona celularë dhe një laptop, të cilët mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

I dyshuari është shoqëruar në polici për intervistim, ku në prani të avokatit mbrojtës ka shfrytëzuar të drejtën për të mos dhënë deklaratë.

Me vendim të Prokurorisë së Shtetit, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Rasti po hetohet për veprat penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve” dhe “Sulmi seksual”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat