Një çift përfshihet në përleshje në Podujevë

Kronikë

Një çift përfshihet në përleshje në Podujevë

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 09:11
Fotoilustrim

Policia ka njoftuar se një burrë dhe një grua janë shoqëruar në stacionin policor në Podujevë, pas një përleshjeje mes tyre.

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit.

Sipas raportit të Policisë, të dy të dyshuarit kanë refuzuar të pranojnë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dy janë liruar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat