Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Kronikë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 14:36
Gruaja e kerkuar

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje.

Sipas njoftimit zyrtar, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.

Policia u bën thirrje të gjithë atyre që kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e personit të kontaktojnë organet e rendit.

Qytetarët mund të raportojnë në numrin 192 ose përmes emailit [email protected].

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat