Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e 15 nëntorit në Han të Elezit. Rasti është raportuar në orën 07:10, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës.
Sipas raportit policor, viktima është mashkull, shtetas i Kosovës, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes, transmeton “Bota sot”.
Pas konstatimit të vdekjes, për rastin është njoftuar prokurori, i cili ka marrë vendim lidhur me procedurat e mëtejshme.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është liruar familjarëve për procedurat e nevojshme.