Policia e Kosovës ka publikuar raportin e përgjithshëm të statistikave për ditën e djeshme, ku janë regjistruar gjithsej 67 aksidente trafiku, përcjell Bota sot.
Sipas raportit, 19 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 48 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë kësaj dite, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 606 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.
Ndërkohë, janë arrestuar 18 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona janë duke vuajtur dënimin. Nuk është shënuar asnjë rast i personave në ndalim policor.