Persona të maskuar dhe të armatosur kryejnë grabitje në Shtime, marrin hard disqet e kamerave

Kronikë

Persona të maskuar dhe të armatosur kryejnë grabitje në Shtime, marrin hard disqet e kamerave

Nga: A.M. Më: 16 nëntor 2026 Në ora: 13:07
Fotoilustrim

Një grabitje është raportuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Shtime, ku disa persona të maskuar dhe të armatosur kanë depërtuar me forcë në një objekt.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 nëntor, rreth orës 01:00, kur personat e dyshuar kanë hyrë me forcë brenda objektit, transmeton “Bota sot”.

Gjatë këtij veprimi, ata kanë marrë hard disqet e sistemit të kamerave të sigurisë, ndërsa në objekt kanë shkaktuar edhe dëme materiale.

Pas kryerjes së grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur dhe deri më tani nuk ka informacione për arrestimin e tyre.

Policia ka nisur hetimet për rastin, me qëllim identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të grabitjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat