Sekuestrohet një armë dhe 17 fishekë në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në polici

Kronikë

Sekuestrohet një armë dhe 17 fishekë në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në polici

Nga: A.M. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 08:47
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri dhe 17 fishekë gjatë një kontrolli të realizuar në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 16 nëntor, rreth orës 20:35, kur njësiti policor, gjatë një pike kontrolli, ka ndaluar një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte një mashkull, transmeton “Bota sot”.

Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe 17 fishekë.

Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet përkatëse, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat