Dega BDI në Manastir del hapur kundër propozimit të Grubit për drejtor në Muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe

Maqedonia

Dega BDI në Manastir del hapur kundër propozimit të Grubit për drejtor në Muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 07:51
Artan Grubi

Shqetësimet lidhur me emërimin e drejtorit të Muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir duket se janë ngritur tashmë edhe në nivel dege në këtë qytet dhe e gjithë kjo për faktin që dega po shpërfillet dhe nuk pyetet në lidhje me emërimet dhe se kryetari aktual i degës nuk ka dorëzuar procesverbalin aty ku duhet, kështu të paktën thuhet nga mbledhja e mbajtur në degën e BDI-së në Manastir më datë 29 nëntor të këtij viti.

‘Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – Manastir sot mbajti mbledhjen e rradhës ku u diskutua mbi temën e konkursit për zgjedhjen e drejtorin në Institucionin nacional “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe ” ku anëtarët e kryesisë unanimisht kanë propozuar Afërdita Bataloska (Kryetare e Forumit të Gruas BDI-Manastir)’, kështu thuhet pas mbledhjes së datës 29 nëntor.

Bashkë me këtë njoftim pas mbledhjes ato kanë dorëzuar dhe procesverbalin, të cilin e ka siguruar Zhurnal, ku shihet qartë se anëtarësia e degës përkrahin unanimisht znj. Bataloska për drejtore.

Megjithatë e gjithë kjo vjen për faktin se zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi dhe sekretari shtetërorë në Ministrinë e kulturës Valmir Aziri insistojnë që për drejtor në këtë institucion të emërojnë një person i cili me profesion është këngëtarë e që dega e kundërshton jashtëzakonisht pa masë dhe në procesverbalin e degës shihet qartë kundërshtimi i tyre.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat