Pendarovski: Nuk mund të negociojmë për identitetin dhe gjuhën maqedonase, do të ishte çmenduri

Maqedonia

Pendarovski: Nuk mund të negociojmë për identitetin dhe gjuhën maqedonase, do të ishte çmenduri

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 10:40
Stevo Pendarovski

Shtylla e identitetit tonë është gjuha jonë, ndërsa pastaj historia, historia jonë e përbashkët, tha Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë me “Euobserver”.

Sipas Pendarovskit, nuk është sekret që gjuha maqedonase është kodifikuar në vitin 1945, por është një gjuhë e veçantë, e ngjashme me bullgarishten, por “nuk është dhe nuk ishte bullgare.

Kodifikimi u bë në fund të Luftës së Dytë Botërore kur Republika Popullore e Maqedonisë u formua si pjesë e Jugosllavisë. Më parë, territori drejtohej nga Bullgaria, Serbia dhe në të kaluarën nga Perandoria Osmane. Përkundër kësaj, njerëzit që jetuan atje gjithmonë kishin identitetin e tyre etnik, thotë Pendarovski.

Për të, pretendimi i Bullgarisë se e gjithë historia jonë deri në 1945 ishte bullgare dhe se gjithçka, nga shekulli i 10-të deri në 1945 ishte bullgare, është e pakuptimtë.

“Ata thonë se maqedonasit etnikë ekzistojnë… por që një mëngjes në vitin 1944 u zgjuam dhe thamë “Po, ne me të vërtetë jemi maqedonas etnikë tani, por dje ishim bullgarë etnikë”. Kjo është marrëzi absolute historike”, shpjegon Pendarovski.

Dhe, siç shkruan Euobserver, nuk do të kishte rëndësi se çfarë mendon Bullgaria për këtë çështje, nëse Sofja nuk bllokon negociatat e pranimit derisa Maqedonia e Veriut të pranojë zyrtarisht pikëpamjet e saj.

Lidhur me qëndrimin bullgar se “gjuha dhe identiteti maqedonas nuk ekzistonin deri më 2 shtator 1944 dhe se krijimi i tyre ishte pjesë e formimit gjithëpërfshirës të një identiteti të veçantë jo-bullgar me qëllim të ndërprerjes së lidhjeve midis popullsisë lokale dhe Bullgarisë”, Pendarovski tha “nuk mund të pranojmë diskutim për këtë çështje … është çmenduri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat