OBRM-PDUKM: Komisioni të tregoj qëllimet epidemiologjike për të cilat ka propozuar mas

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Komisioni të tregoj qëllimet epidemiologjike për të cilat ka propozuar mas

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 12:55
Foto Ilustrim

Kur ata tashmë shpallin masa, është e nevojshme që Komisioni për Sëmundjet Infektive të deklarojë qëllimet epidemiologjike, për të cilat ata propozojnë masat, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, gjithashtu duhet të shpallet se në cilën kohë është planifikuar të arrihen ato qëllime, dhe përndryshe, gjithçka që po bën Komisioni dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është vetëm shfaqje.

Nga atje vlerësojnë se paketa e re e masave, të cilat Qeveria do të shqyrtojë sot në një seancë, janë në stilin e “pas daulleve të dasmës”.

“Në vend që të mësohemi me qytetarët të dëgjojnë çdo ditë se 20, 30 apo edhe më shumë se 40 njerëz kanë vdekur, në vend që të mësohemi me faktin se numri i pacientëve të rinj çdo ditë është rreth 30 përqind dhe më shumë se numri i testuarve, pas zgjedhjeve në Shtip dhe Pllasnicë u shkoi në mendje që Komisioni i tyre për Sëmundjet Infektive duhet të propozojë disa masa. Filipçe dhe Zaev thyejnë bindshëm rekordet e zeza në listat evropiane dhe rajonale. Në listën evropiane, Maqedonia është në krye ose tani e pesta në Evropë për numrin e vdekjeve për një milion banorë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM thonë se është koha për përgjegjësi dhe dorëheqje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat