Dojkov: Presim që të kthehet besimi në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Maqedonia

Dojkov: Presim që të kthehet besimi në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 14:00
Foto Ilustrim

Arsyeja për sjelljen e Bullgarisë në lidhje me fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE është për shkak të mospërmbushjes së Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, tha zv. Ministri i Jashtëm Bullgar Petko Dojkov.

“Tani e tutje, marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të duken si marrëdhënie midis dy vendeve fqinje. Një që ka bërë përpjekje të mëdha për një kohë të gjatë për të mbështetur të dytin dhe një tjetër që po aplikon për anëtarësim në BE”, tha Dojkov për “Denot ONEP”.

Sipas Dojkov ekziston dozë e madhe e politikës së brendshme në moskuptimin e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut.

“Fokusi i diskutimeve është gjithmonë në Bullgari. Ka dy pikëpamje. Njëra është e jona, e dyta është në Shkup. Sipas Shkupit, ka përparim në krahasim me komisionet e tjera të ngjashme historike. Por mendimi ynë është i kundërt. Ne kemi pritje të caktuara. Mendimi ynë është se puna e këtij komisioni u ndërpre në mënyrë të njëanshme, ndërsa rezultatet që janë arritur nuk janë realizuar zyrtarisht”, shtoi Dojkov.

Ajo që ne presim nga Maqedonia e Veriut, shton Dojkov, në radhë të parë është të rivendosim besimin midis dy vendeve tona. Së dyti, ne presim të qetësohemi. Nëse kjo vazhdon, do të jetë e vështirë të zhvillohen bisedime midis dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat