RMV, Spasovski: Kush nuk do të respektoje masat natën e vitit të ri, do të ndiqet penalisht

Maqedonia

RMV, Spasovski: Kush nuk do të respektoje masat natën e vitit të ri, do të ndiqet penalisht

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:20
Spasovski

Gjatë festave të fundvitit, pjesëtarët e policisë të RMV-së kanë plan të posaçëm në kuptimin e kontrollimit të vilave apo vikend shtëpizave të cilat huazohen. Spasovski sot tha se të gjithë personat që do të organizojnë festa të tilla, do të ndiqen penalisht.

Spasovski nuk dëshiroi të japë më shumë detaje në lidhje me planin aksionar të 31 dhjetorit, megjithatë, ai potencoi se të gjithë qytetarët pa dallime të cilt do të kapen në aktivitete të tilla, do të ndiqen penalisht.

“Kush nuk do të respektoje masat, qoftë ai pronar i vilës apo qytetar i cili merr pjesë në organizime të tilla, do të ndiqen penalisht, për arsye se në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve”

Ndryshe, Spasovski tha se policia do të veproje në bazë të denoncimeve dhe të dhënave të cilat do ti grumbulloje, ndërsa në qoftë se vërtetohet se ka festë të organizuar, të njëjtit do të lajmërojnë prokurorin publik dhe do të veprojnë duke u bazuar në ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat