Maqedoni: 386 gjoba për qytetarët që nuk kanë mbajtur maska

Maqedonia

Maqedoni: 386 gjoba për qytetarët që nuk kanë mbajtur maska

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 386 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse.

MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 854 testime për coronavirus, ndërsa 129 raste kanë rezultuar pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat