Remzi Mehmedi: Tetë (8) njësi zgjedhore siç është edhe ndarja e rajoneve zhvillimore

Maqedonia

Remzi Mehmedi: Tetë (8) njësi zgjedhore siç është edhe ndarja e rajoneve zhvillimore

Më: 8 mars 2021 Në ora: 21:09
Remzi Mehmedi

Nënkryetari i ASH-së, Remzi Mehmedi në një prononcim për Nmk-post ka folur rreth ndarjeve të njësive zgjedhore në RMV, shkruan nmk-post. Mehmedi ka deklaruar se subjekti i cili ai përfaqëson vlerëson se vendi duhet të ketë 8 njësi zgjedhore.
“Ndarja në 8 njësi zgjedhore nenkupton që njësi zgjedhore të jenë ashtu si është e ndarë RMV-ja në rajone për zhvillim të barabartë. Rajoni i Pollogut, i Shkupit, Vardarit, Jugperëndimor etj. Sigurisht që jo secila zonë do të prodhonte numër të barabartë të deputetve.

Numri i deputetëve që do të prodhonte çdo zonë do të ishte ekuivalent me numrin e popullsisë që jeton në atë zonë elektorale, gjegjësisht rajon”, ka thënë Mehmedi.
Më tej ai ka deklaruar se përmes kësaj ndarje fillimisht do të korrigjohej diferenca që shfaqet në mes zonave zgjedhore.

“Përmes ndarjes se ketillë fillimisht do të korrigjohej diferenca që shfaqet aktualisht midis zonave zgjedhore ku botërisht është e ditur që zona 6 ka shumë më shumë votues se zona 4 dhe prodhojnë të njëjtin numër të deputetve.

Poashtu kjo do të mundësonte që deputetët e zonës së njëjtë pavarësisht ngjyrave politike që u përkasin do të mund të ndërmerrnin iniciativa të përbashkëta zhvillimore për rajonin që i përkasin me çka do të ishin më afër nevojave të qytetarëve”, ka përfunduar nënkryetari ASH-së, Remzi Mehmedi

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat