ESHS Maqedoni: Gjithsej 130.009 mërgimtarë janë vet-regjistruar

Maqedonia

ESHS Maqedoni: Gjithsej 130.009 mërgimtarë janë vet-regjistruar

Më: 23 mars 2021 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Enti Shtetëror për Statistika informon se deri sot në ora 08:00 të mëngjesit numri i mërgimtarëve të regjistruar ka arritur në 130.009.

Nga ESHS thonë se interesimi i qytetarëve që jetojnë jashtë vendit për t’u regjistruar, rritet çdo ditë.

“Ky aktivitet është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë diasporën – pas shumë vitesh dhe çdo spekulim me numrin e qytetarëve të emigruar, më në fund të kemi një pasqyrë të qartë se ku janë dhe sa janë emigrantët tanë në mënyrë që mund të krijohen dhe drejtohen politika të përshtatshme mbështetje dhe ofrimi i shërbimeve që u nevojiten nga vendlindja e tyre”, thonë nga ESHS.

Ata në fund thonë se vet-regjistrimi nuk është detyrim, por borxh ndaj vendit dhe atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat