Shkup: Brenda një dite janë hospitalizuar 79 pacientë të rinj për shkak të coronaviursit

Maqedonia

Shkup: Brenda një dite janë hospitalizuar 79 pacientë të rinj për shkak të coronaviursit

Më: 24 mars 2021 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Qendrat Covid në Shkup janë hospitalizuar 79 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga coronavirusi.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se gjithsej 592 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet.

“Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 64 pacientë të shëruar. Kurse për momentin në Qendrat Interne dhe Klinikat Kirurgjike mjekohen 276 pacientë.

Numri i pranimeve në ditët e kaluara është rritur dhe këtë mëngjes deri në orën 8 kishte 60 shtretër të lirë, dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të shëruar, vendet e lira të rriten”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se të gjitha departamentet infektive kanë oksigjen dhe mund të pranohen pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjenike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat