Kapen me heroinë, arrestohen dy persona në afërsi të Sopotit

Maqedonia

Kapen me heroinë, arrestohen dy persona në afërsi të Sopotit

Më: 12 prill 2021 Në ora: 10:24
Foto Ilustrim

Mbrëmjen e djeshme policia ka arrestuar dy persona në rrugën Shkup-Veles për shkak se te i njëjti gjatë kontrollit është kapur heroinë, transmeton Alsat.

Policia në pikën pagesore afër fshatit Sopot ka ndaluar makinën “Opel Zafira” nën pronësi të personit A.T. (30) nga Prilepi e që po drejtohej nga A.K. (44) nga Prilepi. Gjatë kontrollit është gjetur heroinë.

MPB njofton se personat në fjalë janë dërguar në satacion të policisë.

Me udhëzim të Prokurorisë Publike kundër tyre do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 215 nga Kodi Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat