MPB Maqedoni: 22 shkelje të orës policore dhe 393 gjoba për mosmbajtje të maskave

Maqedonia

MPB Maqedoni: 22 shkelje të orës policore dhe 393 gjoba për mosmbajtje të maskave

Më: 18 prill 2021 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë konstatuar 22 shkelje të orës policore,.

Ndërsa janë dhënë edhe 393 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat