Nga Sindikata e Pavarur e Policisë ankohen për presione dhe kushtet jo të mira pune

Maqedonia

Nga Sindikata e Pavarur e Policisë ankohen për presione dhe kushtet jo të mira pune

Më: 8 maj 2021 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Policët e zhveshën uniformën dhe dolën të protestojnë. Ata u mblodhën para ndërtesës së RTVM-së, një pjesë në këmbë dhe një pjesë me makina. Të gjithë me parulla dhe flamuj shkuan drejt ndërtesës së qeverisë në Ilindenska.

Sindikata e policisë akuzon për presion ndaj kolegëve të saj në punë. Policiët thonë se nuk do të lejojnë më sistematizim të paligjshëm. Ata gjithashtu theksuan problemin e vjetër të njohur, i cili është mungesa e uniformave dhe pajisjeve të tjera të policisë që u duhen për të kryer detyrat e përditshme. Ata janë të zhgënjyer, që si sindikatë nuk janë të përfshirë në hartimin e reformave në sektorin e policisë.

Pa Sindikatën e Pavarur të Policisë, pa ju, pa uniformën, pa çizme dhe pa armë, nuk do tu kalojë as marrëveshja kolektive, as sistematizimi i ri, as ajo që ata po përgatisin në Ligjin për Policinë. Unë nuk do ta lejoj atë”, tha Goce Dellçev Todev , kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë.

Në protestë shumica ishin policë, ata gjithashtu u mbështetën nga kolegët e policisë së pyjeve dhe burgjeve, ushtarë dhe zjarrfikës, dhe kishte punonjës të hekurudhave.

Sindikatat e pavarura kishin ngritur çadra këtu katër vjet më parë, në ato çadra ato sindikata kishin parullën “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, pastaj të gjithë e pranuan atë. Le të mos na sfidojnë ti nxjerrim përsëri çadrat. Ne do të vijmë me çadrat, por pastaj do ti ndryshojmë kërkesat”, theksoi Marjan Risteski, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë.

Sipas sindikalistëve, kjo ishte një protestë paralajmëruese dhe motoja e protestës ishte “Për rendin, për drejtësinë, për disiplinën”. Ndryshe, protesta e sotme e policëve është vetëm një ditë pas kremtimit të Ditës së Policisë në Maqedoni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat