Carovska me studentët e UGD: Angazhimi për mbështetje më të madhe financiare të të rinjve e realizojmë përmes bursave

Maqedonia

Carovska me studentët e UGD: Angazhimi për mbështetje më të madhe financiare të të rinjve e realizojmë përmes bursave

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 15:41
Mila Carovska

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska sot në takim me studentët nga Universiteti “Goce Delçev” në Shtip theksoi se vitin e kaluar janë bërë dy ndryshime të mëdha që i referohen përmirësimit të standardit të studentëve dhe beson se kënaqësia nga këto ndryshime do të rritet në mesin e studentëve.

“Kujdesi dhe përkushtimi i Qeverisë ndaj të rinjve shihet në politikat që i zbatojmë. Kemi futur racion të subvencionuar për të për të gjithë studentët e rregullt nga universitetet publike dhe private. Aplikimi për këtë subvencion e cila është në vlerë prej 2,400 denarë në muaj është në rrjedhë. Paraqitja për studentët aktual është deri më 31 gusht, ndërsa studentët nga viti i ri akademik edhe ata që nuk e kanë regjistruar semestrin veror mund të paraqiten deri më 31 tetor. Rekomandimi është që mjetet që do të paguhen drejtpërdrejt në llogaritë e studentëve të përdoren për prokurim të racionit të shëndetshëm. Ndryshimi i dytë i rëndësishëm është që ne kemi përmirësuar politikën e bursave. Kemi futur numër të kategorive të reja të bursave, ndërsa njëkohësisht kemi rritur sasinë e atyre ekzistuese. “Diku ka një rritje edhe mbi 80%,” tha Carovska.

Në lidhje me ndryshimet në politikën e bursave nxënësit dhe studentët, ministrja tha kanë për qëllim të rinjtë vërtet ta ndiejnë mbështetjen që e marrin nga shteti. Oferta e bursave është rritur përmes futjes së kategorive të reja, gjegjësisht ndahen 25 lloje të ndryshme bursash dhe më e rëndësishmja, i rrisim shumat e disa prej atyre ekzistuese pothuajse dyfish, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani.
“Bursat studentore rriten në 6,050 denarë, me përjashtim të bursave për studentët e regjistruar në matematikë, kimi dhe fizikë të cilët edhe më tej do të marrin nga 18,000 denarë në muaj. Fusim edhe bursa për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve në vend. Për herë të parë kemi fut bursa për ciklin e tretë të studimeve për profesione të caktuara të mangëta. Ndajmë 15 bursa prej 18,000 denarë për 12 muaj në vit, ndërsa kemi kthyer për një dekadë të tërë edhe bursat për studime pasuniversitare në vend dhe ndajmë 50 bursa prej 9,000 denarë për 9 muaj në vit. Konkurset janë të shpallura para kohe për të gjithë që të keni periudhë të mjaftueshme për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm dhe për afatet përkatëse të aplikoni dhe ta realizoni të drejtën tuaj”, tha ministrja.

Përveç Carovskës, në takim morën pjesë edhe Rektori i Universitetit “Goce Dellçev”, prof. Dr. Bllazho Boev, dhe Kryetari i Asamblesë Studentore të Fakultetit të Fakultetit Filologjik pranë UGD-së, Vane Derivollov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat