Migjen Zendeli zëri i rinisë së BDI-së në këtë komunë

Maqedonia

Migjen Zendeli zëri i rinisë së BDI-së në këtë komunë

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 22:24
Migjen Zendeli

Migjen Zendeli ka lindur me datë 14 maj 1997. Shkollën fillore e krey në fshatin Garane, në shkollën Millto Gurra, ndërsa të mesmen në gjimnazin Drita në Kërçovë. Studioi për Inxhineri Ndërtimi, pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, studimet i mbaroj me sukses në vitin 2019.

Pas kësaj Migjeni dhe shokët e tij kanë hapur një lokal, që përveç tjerash shërben edhe si klub social dhe kulturor që mbështet evente të ndryshme artistike. Migjeni në këto zgjedhje lokale, kandidon në listën për këshilltar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, sepse për Migjenin nuk ka kuptim të dëshiruarit e diçkaje pa angazhimin e madh për të arritur atë.

Si përfaqësues në kuvendin komunal, Migjeni do të ketë përgjegjësi të madhe, atë të të përçuarit të zërit të rinisë së Kërçovës në Komunë.

Vrullin rinor që e karakterizon dhe kapacitet e tij, do i vendosi në shërbim të qytetarëve të Kërçovës, shtëpisë sonë të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat