Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, do të qëndrojë këto ditë në Zvicër, ku do të takojë bashkatdhetarët shqiptarë me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Përmes një njoftimi në Facebook, BDI ka bërë të ditur se vizita e Ahmetit do të kulmojë më 28 Nëntor, me një takim të përbashkët për të festuar Ditën e Flamurit dhe krenarinë kombëtare.
Në njoftim theksohet se Ahmeti do të qëndrojë në mesin e mërgimtarëve në shtetin ku ka jetuar dhe ku ka kaluar vite të jetës së tij si mërgimtar.
BDI ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që t'i bashkohen këtij takimi festiv, duke e cilësuar atë si një moment bashkimi, kujtese dhe dashurie për atdheun.