Pendarovski takon Baily, bisedojnë për situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Pendarovski takon Baily, bisedojnë për situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 09:34
Foto nga takimi

Ish-ambasadori amerikan Jess Baily u takua me presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski në New York.

Diplomati me përvojë takohet zyrtarisht me një politikan të Maqedonisë për herë të parë në dy vjet e gjysmë pas largimit nga Maqedonia.

Në New York, u takova me ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë, Jess Baily. Biseduam për situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet në rajonin më të gjerë”, shkroi Pendarovski në Facebook.

Presidenti Pendarovski, i cili po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, falënderoi Baily për mbështetjen e vazhdueshme që Maqedonia merr nga Shtetet e Bashkuara.

Baily luajti një rol kyç si Ambasador i SHBA në tejkalimin e krizës politike në Maqedoni para dhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, ndërsa u largua në mars të 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat