Pas zgjedhjeve lokale mbetet “E diela ditë jo pune”

Maqedonia

Pas zgjedhjeve lokale mbetet “E diela ditë jo pune”

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Punonjësit do të presin të paktën edhe një muaj që të miratohet vendimi ligjor që e diela të jetë ditë jo pune. Edhe pse propozim- ndryshimet e Ligjit të Marrëdhënieve të Punës në seancë qeveritare kaluan para dy muajve, deputetët nuk arritën t’i miratojnë para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale. Kryetari i Komisionit të Punës dhe Politikës Sociale Hisni Ismaili shprehet se është e pamundur që e diela ditë jo pune të fillojë të vlejë nga 1 tetori sepse do të pritet të kalojnë zgjedhjet lokale që të caktohet përsëri debati i komisionit.

Deputetët u përplasën mes vete, ishte e pamundur të mbahet seancë në atmosferë të tillë. Përfundoi java, nuk ka kohë, sot është e premte, me sa duket ky ligj do të mbetet pas zgjedhjeve. Nga dita e hënë fillon fushata e zgjedhjeve, kështu që është e pamundur të mbahet seanca. Menjëherë pas zgjedhjeve, unë do të jem i pari që do të caktojë seancë dhe jam i bindur se do të kalojë mirë -deklaroi Hisni Ismaili- Kryetar i Komisionit të Punës dhe Politikës Sociale.

Dy komisionet e fundit kaluan pa debat për këtë ligj sepse deputetët e pushtetit dhe opozitës mes vete akuzoheshin për tragjedinë në spitalin e Tetovës.

Përplasjet mes pushtetit dhe opozitës vazhduan edhe në nivel partiak. Pushteti akuzon opozitën se qëllimisht e bllokon ligjin, ndërsa opozita thotë se ligji i propozuar nuk do të vlejë për të gjithë qytetarët. Sipas propozimit, të dielën do të mund të punojnë ato veprimtari që nuk mund ta ndalin procesin e punës. Punonjësit në këto degë që do të punojnë të dielën do të marrin mëditje më të lartë prej minimum 50% nga mëditja e rregullt dhe ditë të lirë në shtatë ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat