OBRM-PDUKM kërkon që ta respektojë rezolutë që e votoi LSDM

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon që ta respektojë rezolutë që e votoi LSDM

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se nuk presin asgjë nga Zaev përveç se ta respektojë rezolutën që e kanë propozuar në Kuvend dhe që u mbështet edhe nga LSDM.

“Gjithçka që flet Zaev dhe ka të bëjë me kontestin me Bullgarinë ka për qëllim ta shpërqendrojë fokusin e opinionit nga 14 viktimat”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se hetimin për 14 personat e bllokon Qeveria.

“Zaev në vend se të flasë për histori, le të fillojë me përgjegjësinë e Ilir Hasanit dhe Venko Filipçes ku 14 persona humbën jetën”, thonë nga kjo parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat