Tërmeti i mbrëmshëm në Shqipëri është ndjerë edhe në Maqedoni

Maqedonia

Tërmeti i mbrëmshëm në Shqipëri është ndjerë edhe në Maqedoni

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Tërmeti i mbrëmshëm me epiqendër në Shqipëri është ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftojnë nga Rrjeti sizmologjik në Maqedoni, tërmeti është regjistruar në orën 22:13/

Tërmeti kishte magnitudë lokale ML4.8 dhe u ndje nga popullata, veçanërisht në pjesët veriperëndimore me intensitet prej III gradëve sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Ndryshe, nuk janë raportuar për dëme nga ky tërmet, por disa qytetarë në Shqipëri, të frikësuar lëshuan shtëpitë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat