Angelovska-Bezhoska: Me siguri do të bëjmë një rishikim të lehtë të rritjes së inflacionit

Maqedonia

Angelovska-Bezhoska: Me siguri do të bëjmë një rishikim të lehtë të rritjes së inflacionit

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 12:35
Anita Angelovska-Bezhoska

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, njofton një rishikim të lehtë të rritjes së inflacionit të parashikuar prej 2.2 përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një deklaratë për mediat, Angelovska-Bezhoska tha se duke pasur parasysh lëvizjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, ka të ngjarë që do të bëhet një rishikim i lehtë i rritjes së i inflacionit me parashikimet e ardhshme makroekonomike.

“Me ciklin e parashikimeve të prillit, ne parashikuam një normë inflacioni prej 2.2 përqind, por duke gjykuar nga zhvillimet e fundit në inflacion, si dhe parashikimet, veçanërisht për lëvizjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, me siguri do të bëjmë një rishikim të lehtë të rritjes së inflacionit. Kjo do të bëhet me ciklin e ri të projeksioneve makroekonomike i cili është në përfundim”, tha Angelovska-Bezhoska pas ngjarjes kushtuar projektit për të rritur përdorimin dhe disponueshmërinë e statistikave zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Inflacioni, shtoi ajo, pritet të mbetet i lehtë për momentin, siç parashikohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sa i përket stabilitetit të denarit, guvernatorja përsëriti se strategjia optimale është strategjia e mbajtjes së një kursi këmbimi të qëndrueshëm, dhe arsyeja për këtë, siç tha ajo, është struktura e ekonomisë vendase.

“Në mënyrë që kjo strategji të ruhet në mënyrë të qëndrueshme, niveli i rezervave valutore është vendimtar. Niveli i rezervave valutore në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare mbahet në një nivel të lartë solid”, tha Angelovska-Bezhovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat