​Mbi 7000 viktima që nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

​Mbi 7000 viktima që nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë Veriore

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Numri i viktimave që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit deri më sot në Maqedoninë Veriore ka kaluar mbi 7 mijë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3073 teste të kryera janë regjistruar 490 raste të reja.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 201 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 14 pacientë.

Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 198.464 raste, prej të cilëve 185.660 janë shëruar, ndërsa 7.012 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në Maqedoninë Veriore janë 5.974 raste aktive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat