Projektbuxheti për vitin 2022 më 15 nëntor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Projektbuxheti për vitin 2022 më 15 nëntor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Projektbuxheti për vitin 2022 hyn në Kuvend më 15 nëntor, ku do të debatohet dhjetë ditë më vonë në seancën e Komisionit amë për Financa dhe Buxhet.

Gjatë kësaj periudhe do të ketë një debat amendamentues, pas së cilës do t’i kthehet Qeverisë, e cila do të përgatisë një propozim të amenduar me amendamente të pranuara eventualisht, pas së cilës do të kthehet në seancë plenare të Kuvendit.

Buxheti duhet të miratohet jo më vonë se 31 dhjetori i këtij viti.

Shpenzimet totale janë parashikuar në 272.4 miliardë denarë (3.885 miliardë euro) ose 32 për qind të BPV-së, ndërsa të hyrat në 238.9 miliardë denarë (4.4 miliardë euro) ose 30.9 për qind nga BPV.

Të ardhurat totale janë 7.4 për qind më të larta se në vitin 2021, ndërsa shpenzimet rriten me 1.4 për qind krahasuar me shpenzimet e vitit 2021, por janë më të ulëta si përqindje e BPV-së në krahasim me vitin 2021.

Deficiti është në nivelin prej 33.5 miliardë denarë (545 milionë euro) ose 4,3 për qind nga BPV-ja, ndërsa norma e inflacionit është parashikuar të jetë 2.4 për qind dhe pritet që në gjysmën e dytë të vitit të zvogëlojë presionin e shkaktuar nga kriza energjetike./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat