Zaev jep lajmin e fundit për aksidentin/Tregon bisedën me njërin nga të mbijetuarit – ja si ndodhi ngjarja

Maqedonia

Zaev jep lajmin e fundit për aksidentin/Tregon bisedën me njërin nga të mbijetuarit – ja si ndodhi ngjarja

Nga: M.H. Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 08:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Zoran Zaev, i cili së bashku me ministrat e Shëndetësisë dhe Punëve të Jashtme u nisën për në Sofje, ku mbrëmë ndodhi një aksident i rëndë trafiku në të cilin humbën jetën së paku 45 persona, tha në një deklaratë për MIA-n, se kishte biseduar me një nga të mbijetuarit i cili e informoi se ishte dëgjuar një shpërthim i fortë.

Jam në kontakt me kryeministrin Stefan Janev, i cili tashmë ka vizituar njerëzit. Pata mundësinë të bisedoja me një nga të mbijetuarit. Ai shpjegoi se ata ishin duke fjetur në autobus kur u dëgjua një shpërthim i fortë. Ata kanë mundur të thyejnë njërën nga xhamat dhe të shpëtojnë disa persona. Fatkeqësisht, të tjerët dështuan. Është një tragjedi e tmerrshme sepse shumica e tyre janë fëmijë - 12 fëmijë janë nën 18 vjeç, dhe të tjerët janë të rinj rreth 20-30 vjeç. Shumica prej tyre janë shtetas tanë, por ka edhe nga Serbia", tha Zaev për MIA”, përcjell ‘Bota sot”.

Me siguri, siç tha ai, ata po ktheheshin nga një ekskursion, por detajet për këtë do të përcaktohen më tej.

Ende nuk i dimë të gjitha informacionet sepse jemi të fokusuar tek të mbijetuarit, për të parë nëse janë mirë, nëse dikush është në rrezik për vdekje. “Informacionet fillestare do t'i mësojmë nga shërbimet bullgare dhe më pas do të përcaktohen se cilat kanë qenë destinacionet nga janë kthyer, si dhe të gjitha detajet e mbetura”, tha Zaev në një deklaratë për MIA-n./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat