Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Maqedonia

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 11:54
Grubi dhe Geer

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në vend, z. David Geer.

Shefi i zyrës së BE-së ambasadori, Geer ka shprehur ngushëllime lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Bullgari duke dhënë mbështetje për zbardhjen e rastit në bashkëpunim mes dy vendeve.Mbështetja për proceset e zhvillimit dhe integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian me theks të veçantë avancimin e mëtutjeshëm të proceseve reformuese dhe politikave të dialogut dhe qëllimeve strategjike të shtetit, ishin vetëm pjesë e bisedës mes dy bashkëbiseduesve.

Kontesti me Bullgarinë dhe zgjidhja e këtij kontesti në mes të dy vendet ishte pjesë e bisedës mes Grubit dhe Geer, duke vënë theks në arritjen e një marrëveshje sa më shpejtë dhe tejkalimin e këtij kontesti pasiqë rrugëtimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut drejtë Bashkimit Europian është i një rëndësie të veçantë dhe adresimin e çështjeve të diskutuara në dialog pa asnjë vonesë me presidentin Radev dhe qeverinë e re në Sofje.

I gjithë procesi duhet mbyllur pa vonesa sepse në rast që nuk mbyllet tash, kontesti në mes dy vendeve do të zvaritet ndër vite dhe do të bllokonte procesin e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që në anën tjetër do të ndikonte shmë në sigurinë e vendit, rajonit, por gjithashtu të punohet më shumë për një standard më të lartë dhe më të mirë për jetën e qytetarëve.

Mes tjerave, Grubi dhe Geer kanë diskutuar edhe mbi situatën politike në vend, proceset nëpër të cilat kalon Republika e Maqedonisë së Veriut si dhe nevoja e një vetëdije më e lartë nga ana e të gjithë subjekteve politike për funksionim më adekuat të Parlamentit dhe zgjerimin e shumicës parlamentare, në favor të nevojave të qytetarëve dhe implementimit të agjendës europiane.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat