Shumica e qytetarëve të Maqedonisë besojnë se kovid-19 është krijuar artificialisht për të kontrolluar njerëzit

Maqedonia

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë besojnë se kovid-19 është krijuar artificialisht për të kontrolluar njerëzit

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

65% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut besojnë se COVID-19 është krijuar në laborator për të kontrolluar njerëzit, tregon sondazh mbi opinionin publik realizuar nga Instituti për Demokraci Societas Civilis (IDSCS) në bashkëpunim me Qendrën presidenciale për edukim politik (QPEP).

Hulumtimi tregoi se ekziston një potencial domethënës midis qytetarëve në drejtim të prirjes ndaj teorive të komplotit.

72% e të anketuarve besojnë se bota sundohet nga disa  familje të fuqishme.

Gjithashtu, 46% qytetarëve besojnë se  se klima kontrollohet nga satelitët dhe radarët, 44% se janë regjistruar më shumë të vdekur nga COVID sepse Ministria e Shëndetësisë ka dhënë para, 46% se virusi është spërkatur nga aeroplanët, 29% mendojnë se ndryshimet klimatike janë një sajesë dhe 57% që mediat e  mëdha përhapin gënjeshtra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat