Fazliu i dërgon mesazh ASH-së: Bëni 57 nënshkrime, AAA për 5 minuta e rrëzon Qeverinë!

Maqedonia

Fazliu i dërgon mesazh ASH-së: Bëni 57 nënshkrime, AAA për 5 minuta e rrëzon Qeverinë!

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 19:21
Faton Fazliu

Faton Fazliu nga Alternativa ka dërguar porosi në drejtim të Aleancës për Shqiptarët.

Në Facebook ka shkruar se “kur t’i bëjnë 57 nënshkrime, katër deputetët e Alternativës për pesë minuta do të jenë” në Kuvend.

Shton se nuk do të kërkonin as ministri, pasi siç thotë, qëllimi është të formohet qeveri pa Bashkimin Demokratik për Integrim.

“Kur t’i bëni 57 nënshkrime, katër deputetët e Alternativës i keni aty për pesë minuta. Nuk kërkojmë as poste as ministri, veç me formu qeveri pa BDI. Deri atëherë pranojmë kritika vetëm nga shokët tanë të sinqertë të ASH-së, të cilët po tregohen konstruktiv sepse e dinë mirë si qëndron realiteti, por nuk i pranojmë krrokatjet kritike prej atyre që u vetëkidnapohen deputetët një natë para se me ra Qeveria. (As prej analistave të tyre)”, shkroi Fazliu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat