Luhrmann: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të fillojnë negociatat me BE-në

Maqedonia

Luhrmann: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të fillojnë negociatat me BE-në

Më: 17 janar 2022 Në ora: 13:04
Ana Luhrmann

Gjermania është serioze me perspektivën e BE-së për të gjitha shtetet nga rajoni. BE-ja në lidhje me Maqedoninë e Veriut e mban fjalën. Të gjitha parakushtet për fillim të negociatave inkuadruese janë plotësuar. Negociatat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në duhet të fillojnë, Gjermania edhe më tutje në mënyrë aktive do të mundohet për këtë, tha ministrja gjermane për Evropë, Ana Luhrmann në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me ministrin Bojan Mariçiq.

Luhrmann potencon se çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale, pavarësisht procesit inkuadrues me BE-në. Shtoi edhe se vendi ynë dhe Bullgaria në mënyrë aktive punojnë në zgjidhje të bllokadës.

“Maqedonia e Veriut rrjedhimisht vazhdon të hapërojë në rrugën e reformave dhe qeverisjen e së drejtës që gjithashtu është sinjal në drejtim të BE-së. Do të dëshiroja t’u inkurajoj të qëndroni në atë rrugë”, theksoi ministrja, duke plotësuar se pa luftë kundër korrupsionit asnjë vend nuk mund të zhvillohet.

Ministri Mariçiq paraprakisht theksoi se Maqedonia e Veriut është e vendosur për çështjet e hapura me Bullgarinë të bisedojë në mënyrë të hapur, të sinqertë dhe principiele.

“Nga vlera e madhe për gjithë procesin negociues do të jetë edhe BE-ja të japë kontribut me të cilin do të tregojë se ende është e gjallë agjenda për zgjerim”, nënvizoi Mariçiq.

Ai theksoi edhe se vizita e sotme e Luhrmann, në ditën e parë të Qeverisë së sapoformiuar, është nga vlera e jashtëzakonshme, por paraqet edhe afirmim të mbështetjes gjermane për europerspektivën e Maqedonisë së Veriut dhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat