Pendarovski thotë se negociatat me Sofjen janë në fillim: Jemi larg zgjidhjes

Maqedonia

Pendarovski thotë se negociatat me Sofjen janë në fillim: Jemi larg zgjidhjes

Më: 27 janar 2022 Në ora: 11:17
Stevo Pendarovski

Me qeveritë e reja të Shkupit dhe Sofjes vërehet një energji e re, por ky është vetëm fillimi, një fazë fillestare, tha presidenti i vendit Stevo Pendarovski.

Sipas tij, dy vendet janë larg arritjes së një marrëveshjeje.

“Edhe unë si president do të kontribuoj në këtë proces dhe për më pak se një muaj do të takohem me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev”.

“Gjithnjë e më shumë sondazhet tregojnë se mbështetja për integrimet evropiane në mesin e qytetarëve të Maqedonisë është në rënie e sipër”, tha presidenti Stevo Pendarovski në një tryezë të rrumbullakët të Këshillit të Ambasadorëve ku u debatua në temën “Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimorë në BE”.

Ai me këtë rast shtoi se vendi ka paguar një çmim të lartë për aspiratat e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat